Nesër besimtarët myslimanë festojnë Fitër-Bajramin.
Por për dallim herëve të tjera nuk do të falet namazi i Bajramit nëpër xhamia, e as nuk do të ketë vizita familjare.
Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se nuk do të ketë masa shtesë, por vetëm ato që janë në fuqi.
Lëvizja e qytetarëve do të bëhet në bazë të numrit të letërnjoftimit të përcaktuar nga MSh-ja.
Këtë lajm e ka bërë të ditur zëdhënësi i MSh-së, Faik Hoti.