Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sërish nesër në Kuvendin e Kosovës në përpjekjen e 26-të për konstituimin e Legjislaturës së nëntë.
Deputetët pritet të mblidhen nga ora 11:00 për të vazhdimin e 26 me radhë të seancës, në përpjekje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Seanca e konstituive e Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e ndërprerë të hënë, duke dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kryesuesi Avni Dehari edhe të hënën ftoi subjektet politike parlamentare të cilat nuk kanë propozuar deputetë për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votim të fshehtë, që ta bëjnë këtë, por të njëjtat nuk paraqitën propozime.
Dehari hodhi në votim përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës.
Nga 104 deputetë të pranishëm në sallë, 51 votuan për, një ishte kundër, ndërsa abstenime nuk pati.