Ministria e Arsimit ka njoftuar se nesër maturantët e Kosovës do t’i nënshtrohen pjesës së dytë të Testit të Arritshmërisë.
Sipas MASHT-it këtij testi do t’i nënshtrohen 24 mijë nxënës të klasëve të nënta në 176 si dhe janë angazhuar rreth 1600 administrues.
Pyetjet e këtij testi do të jenë nga matematika, informatike, shkencat natyrore, fizika dhe kimia, shkruan Zeri.info.
Në pjesën e parë të këtij testimi u raportuan disa probleme, sepse pyetjet u publikuan në rrjete sociale, e për këtë MASHT-I ka marrë disa masa.
“MAShT-i njofton se, bazuar në legjislacionin në fuqi janë ndërmarrë masa ndaj 6 administruesve, ndërsa nxënësve të cilët kanë përdorur telefonin nuk do t’u lejohet të përsërisin pjesën e parë të testimit, pra atyre do t’u llogariten pikët vetëm nga lëndët në pjesën e dytë të Testit”, thuhet në njoftim.