Kuvendi komunal i Gjilanit, nesër pritet të mbajë dy seanca të jashtëzakonshme shkruan Radio Star.
Seanca e parë do të mbahet nga ora 10:00, ku pikë e rendit të ditë do të jetë, Miratimi i KAB 2024-26 si dhe nga ora 11:00, seanca e dytë e jashtëzakonshme, pikë e rendi të ditës do të jetë shkarkimi i Kryesusit të Kuvendit, Arianit Sadiku.
Të dy këto Seanca të Kuvendit Komunal, mund ti ndiqni live në valët tokësore të Radios Star 96.4 Fm, si dhe përmes platformave online në fanpage ku do të jepet livestream në Radio Star Gjilan dhe në faqen www.radiostargjilan.com/RadioStar.