Pas shkarkimit të Arianit Sadikut, nga pozita e kryesuesit të Kuvendit komunal të Gjilanit, nesër pritet të mbahet seanca e ndërprerë për zgjedhjen e kryesuesit të ri.
Arianit Sadiku, u shkarkua me 19 vota për dhe me 1 abstenim, Kryesuesi i ri i Kuvendit nuk ka mundur të zgjidhet në javën e kaluar, meqë ishte vetëm një propozim, Kushtrim Kadriu (Vatra) ndërkaq, sipas statutit, duhet të ishin së paku dy propozime.
Nesër duke filluar nga ora 10:00, do të vazhdoj seanca e ndërprerë për zgjidhjen e kryesusit të ri.
Seancën mund ta përcjellni përmes Radios Star në të gjitha platformat, në valët toksore 96.4 Fm dhe në livestream në facebook në Radio Star Gjilan dhe www.radiostargjilan.com