Dy skuadrat gjilanase do të zhvillojnë nesër ndeshjet në kuadër të javës së nëntë në Superligë.
SC Gjilani pret në shtëpi Dukagjinin për ta sfiduar dhe kërkuar tri pikë. Ndeshja zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Në anën tjetër, Drita viziton Drenicën për ndeshjen e radhës si mysafire në Drenicë. Poashtu, ata do të kërkojnë fitore pasi sot me fitoren ndaj Prishtinës, Ballkani ia ka rrëmbyer pozitën e parë.