Ditën e diel fillimisht po parashihen më shpesh intervale me diell, e temperaturat shënojnë rritje të shpejtë deri në 15C e 18C.
Më vonë vranësirat sërish shtohen, e priten të reshura shiu, që vazhdojnë mëngjesin e ditën e së hënë, kur temperaturat zbresin në 10C. Mot paksa jostabil mbetet edhe të martën e mërkurën, ku kalojnë vranësira kohëpaskohe e shfaqen mundësi për të reshura të dobëta shiu.
Temperaturat maksimale shënojnë rritje në 12C e 15C; derisa ato minimale luhaten ndërmjet 4C e 6C.
Të dielën përkohësisht erëra frynë nga krahu jugor të lehta dhe mesatare 3-6m/s, ndërsa prej së hënës sërish veriore e veriperëndimore, 4-9m/s, njofton Mendimi për Motin.