Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, do të marrë pjesë nesër në ceremoninë e vendosjes së gurëthemelit për ndërtimin e Shkollës së Mesme të Mjekësisë në Gjilan.
Ceremonia do të mbahet të martën, më 1 korrik 2025, duke filluar nga ora 09:00, në hapësirën e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan.
Krahas kryetarit të Komunës, Alban Hyseni, në këtë ngjarje do të marrin pjesë edhe zyrtarë nga niveli qendror dhe ai lokal.
Kjo shkollë pritet të jetë një qendër e rëndësishme për përgatitjen profesionale të të rinjve në fushën e mjekësisë, duke kontribuar drejtpërdrejt në ngritjen e cilësisë së arsimit profesional dhe fuqizimin e kapaciteteve vendore në sektorin e shëndetësisë.
Komunikata zyrtare e Komunës së Gjilanit:
Ftesë për medie
Të nderuar përfaqësues të medieve, ftoheni të merrni pjesë në vendosjen e gurëthemelit të Shkollës së Mesme të Mjekësisë në Gjilan.
Në këtë ceremoni pos kryetarit të Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, do të jenë edhe zyrtarë nga niveli qendror dhe ai lokal.
Vendosja e gurëthemelit bëhet me 1 korrik (e marte), në ora 09:00, në hapësirën e Spitalit në Gjilan.
Ju mirëpresim