Dritan Abazoviq edhe zyrtarisht është mandatuar për kryeministër të Malit të Zi, dhe nesër kabineti i tij, do të votohet në parlamentin malazez.
Përveç tij, në qeverinë e re malazeze do të jenë edhe dy shqiptarë të tjerë, për të drejtuar ministri.
Qeveria e Abazoviqit do të ketë gjithsej 18 ministri, ku dy prej tyre do të drejtohen nga ministra shqiptarë.
Marash Dukaj do të drejtojë ministrinë e Administratës Publike. Ndërsa ministria tjetër që do të drejtohet nga një shqiptar, është ajo e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, ku ministër është caktuar Fatmir Xheka.