Nesër me fillim nga ora 13:00 do të mblidhet Këshilli drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës për të zjedhë antarët e kryesisë së PDK-së në nivel vendi.
Burime brenda PDK-së kanë njoftuar se pritet që në këtë mbledhje të marrin pjesë të gjithë antarët e Këshillit drejtues të Partisë,ndërsa do të votojnë për kryesinë e re.
Mbetet të shihen kandidatët potencialë, por edhe të përzgjedhurit për mandatin e ardhshëm të kryesisë.
Gjithashtu, mbetet të shihet nëse do të vazhdojnë të përfaqësojnë Gjilanin dhe Degën e PDK-së, edhe dy figura të rëndësishme nga kjo anë, Izmi Zeka dhe Leonora Bunjaku.