Nesër zhvillohet dueli i vlefshëm për javën e 15-të,ai mes Gjilanit dhe Drenicës.
Ndeshja që fillon në ora 13 e 30 minuta e që zhvillohet në stadiumin “Agim Ramadani-Katana” në Gjilan,është e dyta për këtë edicion mes skuadrave të lartë cekura.
Takimi i parë i këtij edicioni ishte mbyllur në barazim pa gola të shënuar,me sfidën që ishte zhvilluar në “Bajram Aliu”,të Skënderajit.
Edicionin e shkuar bilanci është i njejtë për dy ekipet,ku kishin arritur të merrnin nga një fitore dhe një sfidë kishte mbaruar me rezultat të barabartë,me nga një gol të realizuar për skuadrat e Gjilanit dhe asaj të Drenicës.
Në duelet e fundit në Ipko Superligë, kuq e bardhët kishin arritur që të fitonin një pikë në transfertën e Mitrovicës në duelin kundër Trepçës 89′,kurse Drenica ishte mposhtur minimalisht në ndeshjen si vendas kundër Prishtinës.