Duke e parë gjendjen alarmante për ujë të pishëm në vendin tonë që dita e ditës është duke u përkeqësuar edhe më shumë në mungesë të reshjeve të pakta, duhet që ti kushtojmë sa më shumë rëndësi përdorimit të tij.
Edhe në Kosovë, si në shumë vende të botës, shëndeti i njeriut dhe plotësimi i nevojave të tij është gjithnjë e më tepër i kërcënuar nga cilësia jo e mirë dhe mungesa e ujit të pijes ose mungesa e ujërave të pastra. Sipas të dhënave rreth 80 % e popullatës së Kosovës, furnizohet me ujë nga ujësjellësit publik, ndërsa rreth 60 % e popullatës ka qasje në rrjetin publik të kanalizimit.
Duhet ti marim të gjitha masat e mundëshme për kursimin e ujit që nesër të mos vijë deri te paraqitja e ndonjë epidemie apo sëmundje të cilat shfaqen nga mungesa e ujit ose nga papastërtia e tij, duke e ditur se këto sëmundje janë më të rrezikshme se sa sëmundjet tjera, pasi që trupi i njeriut përmbanë 65-70% ujë.
“Nëse nga ajri i ndotur sëmuren mushkërit, atëherë nga mungesa e ujit sëmuret i tërë trupi”!!
Ujmir M.KRASNIQI
-EKOLOG-