Ish-ushtari i UÇPB-së Nexhat Behluli po përkrahet nga shqiptarët e Luginës së Preshevës për deputet në parlamentin e Serbisë. Ai e ka shfaqur dëshirën e tij, duke e bazuar në përkrahjen e shqiptarëve të asaj ane. E në një sondazh ku kanë marrë pjesë rreth 1000 veta, shumica i kanë dhënë drejt atij.
Duke parë që 71% (727 vota) nga 1027 vota gjithësej të votuesve ishin PRO që Nexhat Behluli të jetë figura përfaqësuesve e shqipëtarëve të Luginës në Parlamentin e Serbisë, kjo do të thotë që nëse Gent Cakaj do të arrinte të unifikonte faktorin shqipëtar në një lisë të përbashkët.
Shqiptarët e Luginës kanë potencial të nxjerrin ndoshta më shumë se një deputet për tu përfaqësuar me më shumë zë dhe forcë në parlamentin serb mirëpo ndasite mes forcave politike në Luginë janë të konsiderueshme.
Nexhat Behluli, kërkon nga partit në Luginë që të jetë kandidat koncesual i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës për Deputet Popullorë në Parlamentin e Serbisë duke pretenduar të jetë një zë i fortë dhe i pavarur në mezin e 249 deputeteve në parlamentin e Serbisë.
52 vjecari Behluli është një personazh i njohur në mesin e shqipatarëve të Luginës si analist politik, opinionist dhe sipermarrës i suksesshëm në Bujanoc dhe Presheve.
Mbetet për tu parë gjithsesi reagimi i forcave politike shqiptarë në Luginën e Preshevës e pse jo edhe i faktorit politik shqiptar në Kosovë dhe Shqipëri në lidhje me një mbështetje të mundshme të këtij emri.