Gjest i mirë: Shumën e fituar në kuizin “Oxygen Show” ia dedikojnë Qendrës “Pema”
Shpërfaqin dijen e tyre nga e cila përfitojnë, por që kjo merr peshë për t’u vlerësuar jashtëzakonisht shumë, kur me veprimin e tyre, bëjnë që mjetet e fituara t’u dhurohen organizatës “Pema”, Qendër kjo e Kujdesit Ditor për fëmijët me nevoja të veçanta.
Ishte ekipi i kabinetit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), që mori pjesë në një emision të radhës së “Oxygen Show”, drejtuar nga Besim Dina, për të qenë edhe pjesë e kuizit që është pjesë përbërëse e këtij emisioni.
Enver Hajrullahu, këshilltar në këtë Ministri, njëherësh edhe anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit, ka bërë me dije se mjetet e fituar në kuiz, kishin vendosur për ti dhuruar për bamirësi dhe tani më iu janë ndarë Qendrës “Pema”.
“Sot, në kabinetin e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, pritëm Drejtoreshën Ekzekutive të Qendrës së Kujdesit Ditor për fëmijët me nevoja të veçanta, Liridona Zogaj. Shumën e kuizit “OXYGEN” në vlerë prej 600 euro sot e transferuam në llogarinë bankare të Organizatës “PEMA”. Ishte kënaqësi për ne, që sadopak na u dha mundësia për ndihmën simbolike, kundrejt një pune të madhe të Organizatës “PEMA”, thotë Hajrullahu, në emër të stafit të Kabinetit të MTI-së.