Kryetari i Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, ka bërë të ditur se kafenetë, restorantet e jeta po i kthehen Kosovës me 1 qershor, vetëm se duhet respektuar masat për mbrojtje kundër koronavirusit.
Me anë të një postimi në Facebook, Petrit Kllokoqi ka njoftuar se sektori i gastronomisë në Kosovë do të hapet me 1 qershor dhe se klientët duhet pasur parasysh masat mbrojtëse kundër koronavirusit.
”Ne po hapemi , kafja , ushqimi e jeta po i kthehet Kosovës, Ne duhet te mësohemi te jetojmë me virusin , duhet te ruhemi nga ai mirëpo edhe jeta ekonomike duhet te vazhdoje, u bëjmë thirrje te gjithë Gastronomeve qe ta ruajmë shoqërinë ta ruajmë vendin ta ruajmë vetveten, ashtu siç ditëm qe ne ditën e pare ti mbyllim”, ka shkruar Kllokoqi.
Kujtojmë se deri tani qytetarët që kanë dashur të pinë kafe, kanë mundur të shërbehen vetëm me shërbimin e njohur ‘takeaway’ ose ‘merre me vete’, kjo ka ndodhur për shkak të masave të marra nga IKSHPK.
Gjatë kohës së pandemisë pati shumë shkelje nga shumë kafiteri dhe restorane ku nuk e ndalen shërbimin dhe ofruan ushqimi e pije sikurse në ditët e zakonshme, kjo ka ndodhur që Policia të shqipton dënime të ashpra ndaj këtyre bizneseve.
Postimi i plotë:
Gastronomia po Hapet
Ne po hapemi , kafja , ushqimi e jeta po i kthehet Kosoves, Ne duhet te msohemi te jetojm me virusin , duhet te ruhemi nga ai mirepo edhe jeta ekonomike duhet te vazhdoje, u bejm thirje te gjith Gastronomove qe ta ruajme shoqerin ta ruajme vendin ta ruajm veteveten, ashtu sic ditem qe ne diten e pare ti mbyllim.
Masat duhet te rrespektohen nga te gjithe ne po ashtu kerkojme qe edhe klientet tane te na mirekuptojne.
Keto jane rregullat qe duhet ndjekur:
-Duhet te kuptojm qe Distanca eshte e nevojshme qe ta ruajm shendetin,
cdo tavolin duhet te ket distanc 1,5m nga tjetra.
-Stafi jon duhet te jet i paisur me maska, nuk ka nevoje per doreza.
-Dezinfektuesit duhet te jene te vendosura ne lokale, ku klientet kan qasje qe ta perdorin.
– Per nje koh te shkurt duhet te mos i lejojme klientet te ken qasje ne Banak per porosi
( qe te eleminojme rrezikun e bartjes se virusit tek stafi yne dhe te parandalohet shperndarja tek klientet)
-Menyt duhet te behen njeperdorimeshe ose ato qe jan te plastifikuara te dezinfektohen pas cdo perdorimi)
-Ne do te punojme ne ambient te mbyllur dhe te hapur , virusi Covid-19 eshte vertetuar qe ne ambientet e hapura eshte me i dobet kshtu qe lusim bizneset qe ti mbajn gjamat e hapur te jen lokalet e ajrosura )
-Te vendosim pankarta vetdisuese ne lokale qe tja kujtojm klienteve qe te mbajn distancen,higjienen personale dhe ruajm shendetin sa me shume.
-Servisi ( pirunjet , thikat e luget ) ti dergojm me porosi , jo me qen te ekspozuara ne tavolin.
-Menaxheret dhe pronaret e lokalev te mbaj pergjegjesin per cdo paregullsi de grumbullim ne lokale mos te hezitojn te kontaktojn organet e rendit
Gastronom ne ishim shembull qe ja dham shpirtin Kosoves
Gastronom ta ruajm Kosoven dhe qytetarin tone.
Data 1 Qeshor
Puna e mbare Gastronom ❤️
Shoqata e Gastronomeve të Prishtinës