Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka vendosur se që nga viti akademik 2021/2022, arsimi i lartë publik do të jetë pa pagesë, në nivelet Bachelor dhe Master, duke shtuar se edhe studentët në doktoratë do të kenë lehtësime.
Këto deklarime, kryeministri Kurti i bëri në një konferencë për media, duke shtuar se nga ky plan ka qenë që nga viti 2013 i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe se prej kësaj do të përfitojnë të gjithë studentët.
Gjithashtu, Kurti përmendi se që sot janë bërë 1 javë nga fillimi i aplikimit për shtesa dhe gra lehona, duke njoftuar se deri më tani janë bërë 13.180 aplikime, prej tyre 1.501 mbështetje për gra lehona dhe 11.679 shtesa për fëmijë.