Qytetarë të dashur,
Nga 110 arsye të përgjithshme, janë 21 arsye të veçanta pse duhet të votoni për LDK-në dhe kandidatin e saj për kryeministër, z. Lumir Abdixhikun.
1. Reformë në arsim, duke zbatuar mësimin gjithëditor në shumë shkolla publike. Duke rritur cilësinë, do të prodhojmë gjenerata të reja të gatshme për punë, edukim dhe për të udhëhequr vendin. ✅
2. Reformë në shëndetësi, digjitalizimi i sistemit shëndetësor, ndërtimi i spitaleve të reja dhe moderne, sigurimet shëndetësore hap pas hapi. Një popull i shëndetshëm është një vend i fortë. ✅
3. Reformë në ekonomi, ndërtimi i një sistemi zhvillimor për investime, krijimi i vendeve të reja të punës dhe përkrahja e bizneseve. ✅
4. Reformë në energji, rikthimi i investimit në gazin amerikan dhe sigurimi i stabilitetit energjetik me çmime shumë më të favorshme. ✅
5. Reformë në bujqësi, përkrahja e fermerëve dhe bujqve me grante pa dallime dhe sigurimi i stabilitetit në konsum. ✅
6. Reformë në drejtësi, miratimi i ligjeve në harmoni me interesat qytetare, si dhe pavarësimi i sistemit gjyqësor dhe prokurorial. ✅
7. Reformë në kulturë, rini dhe sport, përmes investimeve në salla teatrale e koncertale, stadiume moderne futbolli dhe hapësira të mjaftueshme për të rinjtë. ✅
8. Mirëqenia e familjes, ruajtja e traditave, avancimi i të drejtave të grave dhe mbështetja e tyre. ✅
9. Rikthimi i miqësisë me aleatët tanë, veçanërisht me SHBA-në si garantuese e shtetësisë sonë. ✅
10. Rikthimi i negociatave me Serbinë, për njohje formale në koordinim me BE-në dhe SHBA-në si garantuese. ✅
11. Stabilitet politik në veri të vendit, duke përfshirë pakicën serbe në institucionet e Republikës së Kosovës. ✅
12. Politika e jashtme aktive, anëtarësimi në organizata kredibile ndërkombëtare dhe sigurimi i njohjeve të reja. ✅
13. Përparim në integrimet evropiane, me qëllim anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO dhe OKB. ✅
14. Vëmendje për pensionistët, përmes pensioneve dinjitoze, si dhe ndërtimit të çerdheve të mjaftueshme për fëmijët. ✅
15. Mundësi për të rinjtë, përmes sistemeve elektronike dhe avancimit të tyre profesional. ✅
16. Emërimi i profesionistëve në borde, me kërkesë për llogaridhënie në ndërmarrjet publike. ✅
17. Investime në FSK dhe polici, si garantues të rendit dhe sigurisë. ✅
18. Harmonizimi i ligjit të pagave, për shërbyesit civilë dhe rritja e koeficientit për përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës. ✅
19. Një ambient i sigurt dhe miqësor, duke krijuar kushte për rikthimin e mërgatës dhe mbrojtjen e investimeve të tyre. ✅
20. LDK si parti me traditë dhe profesionistë, që ofron zgjidhje, jo probleme, për qytetarët. ✅
21. Unë, Valentina Bunjaku Rexhepi, si kandidate me nr. 21 në këtë listë, ju siguroj për përmbushjen e këtyre premtimeve. Zëri im në Parlament do të jetë zëri juaj. E kam dëshmuar këtë në tre mandatet e mia të mëparshme dhe do të vazhdoj ta bëj. ✅✌️
Zotohem! 🙏