Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar konfirmon për hyrjen në fuqi të sistemit të ri Entry/Exit (EES) në datën 12 Tetor 2025.
Ky sistem digjital do të regjistrojë automatikisht hyrjet dhe daljet në zonën e BE-së për të gjithë shtetasit jo-BE, duke eliminuar nevojën për vula në pasaportë dhe duke përdorur teknologjinë për të regjistruar të dhënat biometrike, transmeton klankosova.tv.
Ndiqni si vijon, njoftimin e plotë:
Njoftim me rëndësi nga Policia e Kosovës lidhur me rregullat e reja të hyrje/daljeve në BE prej datës, 12 Tetor 2025.
Udhëtarë drejt Evropës? Kujdes!
Nga 12 Tetori 2025 hyn në fuqi Entry/Exit System (EES) – një sistem i ri digjital për regjistrimin e hyrjes dhe daljes në zonën e BE.
Vlen për të gjithë shtetasit jo-BE që udhëtojnë drejt Evropës.
Nuk ka më vula në pasaportë – gjithçka digjitale.
Regjistrohen automatikisht hyrjet/daljet, gjurmët e gishtërinjve dhe fotografia.
Mëso më shumë duke klikuar linkun më poshtë
https://travel-europe.europa.eu/pub?fbclid=IwY2xjawNHp35leHRuA2FlbQIxMQABHu6U1FtgMdALz6yvDuZf_4qkkpng_YL4d-0CWforRFBQ2Ahf0cWVK7WCnu9S_aem_uHusIcZEm6_amwg9sB2Mhg