Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është takuar për përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit, Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe ata të Sindikatës së Arsimit për të diskutuar për çështjen e numrit të rasteve me koronavirus nëpër institucionet arsimore.
Në këtë takim, Zemaj ka thënë se është propozuar që të shkohet një javë në pushim, duke shtuar se vendimi përfundimtar do të merret të mërkurën.
“Në javën e fundit ka pasur rritje të rasteve edhe dje së bashku me institutin kemi komunikuar dhe sot e përcjellë mënyrën e punës që e kemi bërë gjatë muajve të verës e kemi ardhur në disa konkluzione që ditën e nesërme do ti analizojmë dhe do të vijmë me një përfundim dhe vendim dhe interesimi jonë është që të shkojmë pesë ditë përpara“, tha ai.