Një iniciativë humane e ndërmarrë ditë më parë, nga Arbresh Salihu, drejtues i Radio Star dhe këngëtari Meti Maloku, ka rezultuar me grumbullimin e 3 mijë eurove me të cilët janë siguruar 85 pako ushqimore, e me të cilat janë ndihmuar 85 familje në nevojë.
Arbresh Salihu, ka bërë me dije për 2LONLINE, se sot janë shpërndarë këto pako ushqimore me çka në prag të Festës së Fiter Bajramit, janë ndihmuar 85 familje në nevojë.
Ai ka falënderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar këtë iniciativë të tyre dhe ka bërë me dije se këto ditë do t’i bëjë transparente të gjithë ata që kanë mundësuar sigurimin e 3 mijë eurove dhe me këtë edhe blerjen e pakove ushqimore.
Ai po ashtu ka premtuar se aksione të tilla të këtij karakteri human do të organizojnë edhe në të ardhmen.