Shkruan: Avni Rudaku
Neuralink, vendosja e çipave në tru, me shpimet në kafkë përmes një roboti, do ta transformojë jetën tonë. Është licencuar edhe për eksperimentimin me njerëz. Shumë shpejt do të shfaqen superqeniet dhe qeniet, atë që e thotë autori hebraik, për herë të parë do të kalojmë nga pabarazi sociale dhe ekonomike, në pabarazi biologjike. Çipat në tru mund të:
– përshpejtojnë kujtesën njerëzore
– të përshpejtuarit e të menduarit
– zëvendësimin e gjymtyrëve të humbura
– fuqizimin e inteligjencës natyrale
– aftësitë perceptive
– aftësitë motorike
– humbjen e rëndësisë së leximit, p.sh., në një çip me miliona libra, mund të kesh dijen e botës në tru, pa lexim
– të mësuarit dhe të nxënit e shpejtë
– paqëndrueshmërinë e shpeshtë të emocioneve dhe ndjenjave
– pasurimin e fantazisë dhe imagjinatës, ose varfërimin e tyre
– humbjen e nevojës për përkthim dhe kalimin të gjithëve në poliglotë
…
Neuralink bashkë me robotikën dhe inteligjencën artificiale dhe teleskopin e Xhejms Web-it, janë karakteristikat e reja të shoqërisë njerëzore.
Sëmundjet e Parkinsonit, sulmet në tru dhe zemër, paraliza, skleroza e shumëfishtë, lezionet e trurit, Alzheimeri, do të mund të transformohen radikalisht.
Rreziku mund të jetë kontrolli nga superpronarë, të cilët kanë qendrat e vendosjes për këto pajisje në tru, na kufizojnë e kontrollojnë. Do të na duhet legjislaturë e re. Disa të pasur për pajisje të reja në tru, mund të bëhen superqenie, duke e thelluar edhe më tej dallimin e të pasurve e të varfërve, ku pabarazia biologjike maskohet sërish nga pabarazia klasore. Mund të ketë centralizim të këtyre pajisjeve në tru, si p.sh., nga kompania e E. Musk, Neuralink.
Sidoqoftë, në raport me teknologjinë, do të ketë gjithmonë tri grupe njerëzish: teknofobët, që gjithmonë i frikësohen teknologjisë së re; teknofilë, që përqafojnë me eufori çdo lloj teknologjie të re; dhe, teknoskeptikë ose teknokritikë, që e pranojnë teknologjinë e re, duke qenë edhe kritikë të saj, duke treguar anët e mira e të këqija, si dhe që japin alarmin për rreziqet e mundshme dhe kufizimet e nevojshme.
Unë jam teknokritik.
Si gjithmonë./Radio Star/