Nxënësit do të nisin pushimin vjeshtor më 30 tetor nëntor dhe do të përfundojnë më 1 nëntor.
Ministria e Arsimit ka marrë vendimin që të gjithë nxënësit e shkollave në Kosovë të nisin pushimin vjeshtor duke filluar nga 30 tetori. Ky pushim do të zgjasë deri më 1 nëntor.
Ky vendim është i vlefshëm për të gjitha shkollat në nivel vendi dhe pritet t’u japë nxënësve një mundësi të mirë për t’u rikthyer me energji të reja për pjesën e mbetur të semestrit.
Muaj më parë, ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci kishte njoftuar se risi për këtë vit shkollor do të jetë pushim vjeshtor.