Gjatë tetorit, muajit të ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, një numër i madh i femrave kanë shprehur gatishmëri për t’iu nënshtruar intervenimeve kirurgjike rikonstruktive.
Ekipi i kirurgëve plastikë në Kirurgjinë Plastike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, kanë kontrolluar 55 gra të interesuara për rikonstruktimin e gjirit.
Nga dhjetori i këtij viti do të fillojnë operacionet e para. Është e paraparë të trajtohen 37 femra, ndërsa 18 të tjera do të presin për rikonstruktimin, derisa të kalojë periudha 2 vjeçare nga operimi për heqjen e kancerit të gjirit.