Të rrallë janë futbollistët që nga Kosova arrijnë që të sigurojnë kontrata në klube evropiane.
Leutrim Kryeziu është një ndër lojtarët e paktë kosovarë që nga futbolli i Kosovës e ka bindur një klub evropian
Sulmuesi i talentuar në gusht të këtij viti e bëri hapin më të madh në karrierë duke u transferuar te skuadra e Luganos, raporton Insporti.com.
Kryeziu në Zvicër ka kaluar nga skuadra kampione e Kosovës në futboll, Drita e Gjilanit.
Me kalimin e tij në futbollin helvetik, Kryeziu ka nisur që të ‘lëshojë rrënjë’, derisa si fillim, është huazuar te skuadra e dytë e Luganos.
Ai rrëfehet në një intervistë por Inapsorti.com. “Stërvitjet jam duke i kryer me ekipin e parë ndërkohë që ndeshjet jam duke i zhvilluar me ekipin e dytë. Gjithçka është duke shkuar shumë mirë ku në pesë ndeshjet e fundit i kam shënuar katër gola dhe besoj se nëse vazhdojë me këtë formë, shumë shpejt do të luajë edhe me ekipin e parë”, ka thënë në fillim të bisedës për Insporti.com, Leutrim Kryeziu
Kryeziu ka firmosur kontratë katër-vjeçare me skuadrën Luganon që bën gara në Superligën zvicerane.
Ai thotë së është përshtatur shumë mirë me jetën e re në Zvicër. “Jam përshtatur shumë mirë sepse shokët e ekipit më kanë pritur shumë mirë dhe më kanë ndihmuar që të ambientohem”, pohoi Kryeziu duke folur për ndryshimin e futbollit Kosovë – Zvicër. “Ndryshimi është shumë i madh. Këtu punohet jashtëzakonisht shumë fizikisht”, insiston ‘Leo’.
19-vjeçari ka bërë disa paraqitje me Përfaqësuesen kosovare të grupmoshës U-19 ku ka lënë shumë përshtypje me golat e realizuara.
Kryeziu në edicionin e fundit me Dritën në Kosovë e ka fituar titullin kampion. /Insporti.com/