Në Debat Plus, u publikuan më në hollësi me prapaskenat që çuan Nazim Bllacën të dilte kundër individëve që dikur, të paktën sipas tij, i konsideronte partnerë.
Sipas materialeve të prezantuara në emisionin e katërt të ciklit “Brenda laptopit të Bllacës, nga kush kontrollohej agjenti i dyfishtë?” në Debat Plus, nisi nga konfliktet për prona dhe para, interesa financiare që më pas çuan në përçarje mes tyre.
I lënë jashtë nga grupi, Bllaca vendosi të veprojë si “hetues i pavarur”, duke përdorur kohën në burg për të përpiluar një dosje voluminoze kundër Azem Sylës, ish-komandant i UÇK-së, dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Në këtë drejtim, ai kishte dokumentuar me fotografi, adresa dhe vlerësime prone të ndryshme që, sipas tij, i përkisnin Sylës ose njerëzve të afërt me të.
Përmes kontaktit të tij të drejtpërdrejtë me hetuesen e EULEX-it, Zdenka Pumper, dhe më pas me zyrtarin kroat Mirko Zulj, Bllaca dorëzonte skica, emra, dhe udhëzime për çështjet që duhej hetuar.
Në fokus të tij ishin prona në lagje të ndryshme të Prishtinës dhe përreth, për të cilat ai pretendonte se ishin përfituar përmes shpronësimeve të paligjshme.
“Në këtë lokacion gjendet shtëpia dhe lokalet e Bekim Sylës, unë nuk jam i sigurt të saktë se cilat janë lokalet e tij, po aty ku është një lokal servis i frigoriferave ato janë lokalet e tij . Ka dy lokale me qira që i ka dhëna dhe shtëpia e banuar mbrapa lokaleve është e tij që nga viti 2000-2001. Kisha Serbe gjendet përball lokaleve të Bekim Sylës”, thuhet në dokumentet e Bllacës.
Në një seri fotografish të paraqitura në studio që Bllaca i kishte regjistruar.