Në vazhdën e përgaditjeve për fillim-vit shkollor dhe masave kunder përhapjes së Covid-19, takova drejtorin e DSHMS z. Selami Xhemajli dhe drejtoreshen e QKMF, znj. Arbenita Hajdari, ku hartuam planin e veprimit për prezencen e stafit mjeksor në shkolla dhe kontrollin e nxënësve të të gjitha shkollave të Komunës së Gjilanit, në fillim të çdo procesi mësimor.
Me këtë rast falënderova stafin DHSMS dhe QKMF për gatishmërinë për të mbështetur kërkesën e Drejtorisë së Arsimit për prezencën e stafit mjeksor në shkolla, që ka për qëllim fillimin e mbarë të vitit shkollor 2020/21.
Na prift e mbara!
Nga e hëna, ekipet mjeksore do të jenë prezente në të gjitha shkollat e Komunës së Gjilanit
