Asnjë rast pozitiv me COVID-19 nuk u shënua mbrëm në Gjilan. Këtij lajmi padyshim se iu gëzua edhe vetë kryetari i komunës, Lutfi Haziri.
Dita e 51-të dhe Gjilani e Anamorava morën lajmin e mirë, tha Haziri, duke falënderuar qytetarët për lojalitetin dhe bashkëpunimin.
Ai përkujtoi se nga e hëna fillojnë masat lehtësuese, por me kujdes të shtuar.
“Dita51. Gjilani dhe Anamorava e morën lajmin e mirë sonte. Asnjë rast pozitiv me #Covid19 dhe disa të shëruar. Falëmnderit të gjithëve për angazhim, qytetarët për lojalitet dhe bashkëpunim. Nga e hëna fillojmë me masa lehtësuse, por me kujdes të shtuar. Vetizolim, distancim social, pa mysafirë e miq edhe për një kohë. I kthehemi punës në disa sektorë, por me masa mbrojtëse. Ende kemi punë për ta mposhtur #Covid19. I kemi 20 qytetarë pozitivë në vetizolim, 3 në spital, derisa 2, fatkeqësisht, kanë ndërruar jetë. Pra, mos harroni. #rriNshpi”, ka shkruar Haziri.