Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gajtë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i fohët me reshje të lehta shiu, kurse temperaturat do të ngritën nga dita e premte.
“Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga verilindja. Këto masa do të krijojnë kushte për mot të vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë orëve të pasditës vende-vende do të shoqërohen me riga shiu, derisa në visat malore priten edhe fjolla të dobëta bore. Nesër edhe në fushat barike do të ketë luhatje, duke bërë që masat e ajrit të jenë më shum aktive. Temparaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë herë-herë me vrull nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 9m/s.