Në Kampionatin Mesdhetar të Bowlingut 2026, të mbajtur në Zagreb, sportistja nga Gjilani, Kaula Haziri, ka arritur një sukses historik për Kosovën duke fituar medaljen e artë dhe duke u ngjitur në majën e podiumit ndërkombëtar.
Me një paraqitje të jashtëzakonshme gjatë garës, Haziri ka dëshmuar nivel të lartë profesionalizmi dhe përgatitjeje, duke e përfaqësuar denjësisht Kosovën në një kompeticion të rëndësishëm mesdhetar.
Në renditjen përfundimtare, Kosova u shpall kampione, ndërsa Greqia u rendit e dyta, Franca e treta dhe Sllovenia e katërta.
Një nga momentet më të veçanta të garës ishte ceremonia e ndarjes së medaljeve, ku himni i Kosovës u dëgjua me respekt në sallë, duke krijuar emocione të forta dhe një ndjenjë krenarie për sportisten dhe vendin.
Ky sukses i Kaula Hazirit konsiderohet një arritje e rëndësishme për sportin kosovar, duke dëshmuar edhe një herë rritjen e prezencës së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe potencialin e sportistëve të saj për rezultate të mëdha.

