Jastëku është një nga artikujt që kemi në shtëpi dhe duhet të ndërrohet në intervale të rregullta.
Në shumicën e rasteve, sigurisht, ne e neglizhojmë ta bëjmë atë në kohën e duhur.
Ndryshimi i sendeve personale si jastëkët dhe furçat e dhëmbëve është thelbësor për një higjienë të mirë.
Ky zakon duhet bërë më rregullisht sesa mund të mendojmë. Ndaj kur bëhet fjalë për jastëkun mbi të cilin flemë, janë të shumtë ata që jo vetëm e mbajnë me vite, por nuk e lajnë shpesh.
Ekspertët thonë se jastëkët e bërë nga materiale që nuk lahen, kanë një datë skadence dhe duhet të ndërrohen çdo vit.
Fjetja në jastëkë të përdorur plot pluhur dhe marimangat mund të shkaktojë puçrra, ekzemë, alergji apo edhe të përkeqësojë sulmet e astmës.