Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka vendosur sot pankarta pak para fillimit të seancës në Kuvend, e ku shkruhej “Ku është ligji i pagave?”.
Këto pankarta ai i vendosi pranë ulësve të kabinetit qeveritar.
Pas kësaj kryetari i Kuvendit të Kosovës e pyeti se nga kush është inspiruar për këto aksione duke aluduar në partinë e tij, VV’në.
“Besnik ku je inspiru për këto aksione?”, i tha me shaka Konjufca.