Me kërkesë të banorëve të lagjes, në rrugën “Enver Zymberi”, koordinatori i qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, deputeti Alban Hyseni bashkë me deputetin Luan Aliu realizuan një vizitë atje.
E vështirë është bërë jeta në këtë pjesë të qytetit nga kundërmimi i ujërave te zeza sidomos tani që edhe temperaturat janë të larta. Banorët disa herë kishin ngritur shqetësimet e tyre pranë Drejtorisë së Shërbime Publike dhe nuk është ndërmarrë asgjë.
Lëvizja VETËVENDOSJE! është shpresa e vetme që qytetarët kanë për hallet e tyre të shumta.