Java e ardhshme, e cila është edhe e fundit e stinës së dimrit, do të jetë e ndryshueshme, si pasojë e masave relativisht të ftohta.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë javës parashihet që të ketë reshje shiu dhe bore. Borë kryesisht në viset mbi 800m lartësi mbidetare, ndërsa në viset e ulëta parashihet shi dhe borë. “Kjo situatë e paqëndrueshme do të vazhdoj deri me datën 18 apo 19 mars, pastaj mbi vendin tonë parashihen kthjellime dhe rritje të lehta të temperaturave. Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4 deri 7 gradë Celsius”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e IHK-së.