Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se sot është marrë vendim që të pezullohen përkohësisht të gjitha fluturimet për zonat me rrezik të mesëm dhe të lartë nga koronavirusi, raporton Gazeta Express.
Këtë thotë se e ka bërë pas rekomandimit të Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.
“Si rrjedhojë kam marrë vendim të pezullojë përkohësisht të gjitha ardhjet e linjave ajrore dhe tokësore nga këto shtete: Gjermani, Francë, Zvicër, dhe Itali.
“Për qëllim të organizimit, vendimi hyn në fuqi 24 orë nga tani; pra nesër, më 13 mars, në ora 15:00. Ndjejmë keqardhje – sërish – për këto masa, por në rrethanat e tanishme jemi të paalternativë. Lus qytetarët të reduktojnë lëvizjet me jashtë sepse masa të njëjta mund të merren edhe me shtetet e tjera. Si vend e si shtet, me qetësi e pa panikë, do ta kalojmë edhe këtë sfidë”, ka thëën ai./Express/