Ka mbërritur në Ukrainë kontingjenti i parë me medikamente mjekësore për spitalin ushtarak të Zaporizhias në Jug të Ukrainës.
Ky kontingjent u nis nga nisma e të rinjve nga Prishtina ‘Youth Community Project’ në bashkëpunim me ambasadën ukrianase në Tiranë.
Valon Arifi aktivist i kësaj nisme ka bërë të ditur se ka mbërritur kontingjenti i parë me medikamente mjekësore në Ukrainë.
Ai tha se këto medikamente kanë mbërritur në Spitalin Ushtarak të Zaporizhias në Jug të Ukrainës.
“Nga populli i Kosovës te Spitali ushtarak i Zaporizhias në Jug të Ukrainës. Kosova qëndron me Ukrainën”, shkroi Arifi.