Gjatë gjysmës së parë të këtij muaji (mars) Policia e Kosovës ka shqiptuar 102 gjoba për shoferët, të cilët kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit. Ndonëse është e vërtetuar se nga ngasja e automjetit nën ndikim të alkoolit janë shkaktuar shumë aksidente në komunikacion, institucionet publike shëndetësore në vend nuk posedojnë ndonjë instrument, i cili e mat saktë nivelin e alkoolit në gjak, shkruan gazeta “Zëri”.
E ngasja nën ndikimin e alkoolit që deri tash është ndëshkuar vetëm me masë ndëshkuese apo gjobë, nga prilli e tutje pritet që ngasësit e mjeteve nën ndikimin e alkoolit të dënohen me burg.
Megjithatë, njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, nuk mendon se do ta zbatohet qind për qind, edhe pse thotë se kjo tentativë do të jetë e mjaftueshme në aspektin e plotësimit të kriterit në letër.
Tentativa që nga muajt në vijim vozitja nën ndikim të alkoolit të llogaritet si vepër penale mendoj se në aspektin e plotësimit të kriterit në letër kjo tentativë do të jetë e mjaftueshme, por në aspektin praktik kjo masë nuk do të zbatohet në mënyrë 100% nga ana e aparaturës shtetërore”, ka thënë ai.
Shala konsideron se gjobat nuk jamë mënyra më e mirë për vetdijësim të qytetarëve ndërsa këshillon vendosjen e radarëve statikë fotografikë, siç thotë ai për t’i mbuluar në mënyrë më efikasë akset rrugore në vend.
“Gjobat mund të jenë elemente për parandalim të aksidenteve për një afat të shkurtër kohor, porse përmes gjobave nuk besoj se do të mundë të arrihet vetëdijesimi. Për të krijuar një bazë të qëndrueshme duhet që Kosova të marrë për bazë sistemin e komunikacionit të Gjermanisë ose të Kroacisë. Policia e Kosovës duhet së bashku me Ministrinë e Infrastrukturës të vendosë radarë statikë fotografikë për t’i mbuluar në mënyrë me efikase akset rrugore në vend”, ka shtuar ai./Zëri/