Kërkesa e kompanisë KESCO drejtuar Zyrës së Rregullatorit për Energji për rritjen e tarifave të energjisë prej 21.3 % në vitin 2026 nuk qe e mirëpritur . Kjo rritje e tarifave do të prek më shumë bizneset të cilët do ta kenë të vështirë të përballojnë kostot e larta të çmimeve të rrymës.
Përfaqësuese të industrive të ndryshme kanë theksuar se çdo rritje e çmimeve të energjisë pasqyrohet direkt me faturat e tyre dhe në planifikim me buxhetet.
Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, thekson se një rritje e re do të ndikojë drejtpërdrejt në koston e prodhimit, standardin jetësor dhe fuqinë blerëse.
Edhe pse Zyra e Rregullatorit për Energji ka bërë të ditur se rritja e tarifave është e nevojshme për mbulimin e kostove të prodhimit dhe për të garantuar furnizim të qëndrueshëm me energji, është paralajmëruar se çdo ndryshim do të ndihet në ekonomitë e biznesit
Edhe për Kryetarin e Shoqatës së Mullistëve të Kosovës rritja e tarifave do të ketë dëm shumë të madh në procesin e përpunimi të grurit gjë që kërkon nga organet e rendit që ta shqyrtojnë këtë proces dhe të ketë ndihmesë tek bizneset sa i përket tarifave.
Për rritjen e tarifave të energjisë ka pasur reagime të shumta si nga organizata për mbrojtjen e konsumatorit, nga subjektet politike e individë të cilët nuk e kanë vlerësuar të mirëqenë.
Gjithashtu është paralajmëruar edhe protestë në rast te rritjes së çmimit të energjisë elektrike. /GAZETA10/

