Qytetarët e Kamenicës që e shfrytëzojnë rrugën e fshatit Topanicë për vajtje-ardhje, njoftohen se nga sot, e hënë, 03 shtator, do të bëhet bllokimi i kësaj rruge, konkretisht ura në hyrje të Topanicës.
Arsyeja e bllokimit të rrugës është për shkak se nga sot do të fillojnë përgatitjet për ndërtimin e urës në këtë fshat.
Të gjithë banorët e Kamenicës, Topanicës, Roganës e fshatrave përreth duhet t’i shfrytëzojnë rrugët e tjera alternative.
Ndalimi i qarkullimit në këtë segment rrugor, do të bëhet deri në përfundim të projektit.