Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se nga sot më 1 mars do të hapet lista e regjistrimeve për termine për viza pune për periudhën e muajit prill.
Kjo listë e regjistrimeve do të jetë e hapur deri me 14 mars në ora 14:00.
“Dhënia e termineve ka ndryshuar duke filluar nga data 01.12.2021, kjo për shkak të kërkesës tejet të lartë për caktim të termineve, e cila i tejkalon dukshëm terminet që janë në dispozicion, duke filluar nga dhjetori 2021 terminet do të caktohen nëpërmjet procedurës së tërheqjes së shortit”, kishte njoftuar ambasada./arbresh.info/