Duke filluar nga sot, të gjithë pronarëve të makinave me targa serbe në Kosovë, do t’iu shqiptohet masë qortimi pas mosndërrimit të targave në RKS, proces ky që do zgjasë deri më 21 nëntor.
Sipas masave të marra nga Qeveria e Kosovës, nga 21 nëntori deri më 21 janar, pronarët që kanë ende makina me targat serbe në Kosovë, do të gjobiten me 150 euro, shkruan teve1.info
Ndërkaq nga 21 janari do të ketë targa provuese për dy muaj të tjerë, pas së cilës datë më 21 prill, nuk do të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës.
Nga Qeveria kanë thënë se ky proces ka për synim ligjshmërinë e shtetit të Kosovës, rritjen e sigurisë në trafik dhe nuk është e drejtuar ndaj asnjë etnie të caktuar.