Kjo shifër nga dita e marta do vazhdon të jetë rritja e radhës për derivatet e naftës. E kjo shifër dëshmon që kosovarët janë duke paguar momentalisht çmimet më të larta të naftës dhe benzinës.
Për këtë rritje ka dhënë shpjegime edhe përfaqësuesi i naftëtarëve.
Fadil Berjani thotë se krejt kjo po ndodhë për shkak të berza ndërkombëtare.
Çmimi i derivateve në Kosovë deri më sot për dizel kishte qenë 1.10 euro kurse për benzinë 1.11 euro.
E për këtë, Berjani tha se çmimet mund të rriten deri në 5 centë më shumë.
Kjo pasi gjatë vikendit, thotë ai, ka pasur ngritje të çmimit me shumicë për 5 centë.
Ndërkohë, dyshimet se kishte marrëveshje të fshehtë mes kompanive për çmimin e naftës është kërkuar edhe hetim
Nga autoriteti Kosovar i konkurrencës është kërkuar që Prokuroria Speciale të filloj hetimet.
E për këtë çështje Berjani ka mohuar të ketë marrëveshje të fshehtë.
Për më shumë se dy muaj, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, në bashkëpunim me disa institucione, prokurorinë Speciale e edhe AKK-në në Shqipëri, ka ardhur në përfundimin se ekziston bazë e mirë që mund të zbardhë prapavijën që solli marrëveshjen e çmimeve.