Z. Fehmi Fetahu, i cili fillimisht ndoqi studimet në stomatologji, u detyrua të migronte në Zvicër, ku filloi një rrugëtim të ri drejt biznesit. Pas viteve të përvojës dhe sfidave në diasporë, ai rikthehet në Kosovë për të ndërtuar Vali Ranch, një biznes i fuqishëm dhe shembull frymëzues për sipërmarrësit vendas.
Në edicionin e fundit të Lul’s Biz Talks, z. Fetahu ndan rrëfimin e tij për udhëtimin nga mërgimi në investime të mëdha në vendlindje. Një bisedë e hapur mbi sfidat, vendimet strategjike dhe vendosmërinë që e kanë çuar suksesin nga ideja në realitet.
Një histori frymëzuese për çdo sipërmarrës dhe investitor që synon të kthejë vizionin në sukses konkret në Kosovë.










