Ka vazhduar sot punimet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kadri Veseli, me pikën e vetme të rendit të ditës: Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Pas deklarimeve të përfaqësuesve të grupeve parlamentare, Kuvendi vendosi që projektligji të shqyrtohet me shmangie nga afatet procedurale.
Kryetari i GP të LDK-së, Avdullah Hoti, kërkoi që Komisioni për Punë të Jashtme ta shqyrtojë edhe njëherë projektligjin, me disa ndryshime të cilat ai lexoi në seancë plenare.
Për t’i hapur rrugë shqyrtimit në komision, Kuvendi ndërpreu punimet për një pauzë.
Ndërkohë, me pajtim të kryetarëve të grupeve parlamentare, seanca e sotme e Kuvendit u shty për një ditë tjetër.
Për vazhdimin e saj, do të vendosë Kryesia e Kuvendit.
Para fillimit të seancës, Kuvendi me një minutë heshtje nderoi të rënët në Likoshan dhe Qirez, këtu i 20 vjet më parë.
Nga vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit
Ndani këtë artikull