Kandidati për një mandat të dytë në krye të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vazhduar vizitat e tij nëpër biznese dhe personalitete të qytetit, duke theksuar përkushtimin, inovacionin dhe kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik e shoqëror të Gjilanit, në prag të balotazhit të 9 nëntorit.
Statusi i plotë
Përgjatë vizitave në terren u ndalëm te kompania “Vëllezërit Aliu”, që prej vitesh njihet për profesionalizmin në projektim, ndërtim dhe instalime elektrike e hidraulike.
Me drejtuesit e kompanisë biseduam për punën e tyre të përditshme, sfidat dhe angazhimin që po tregojnë në çdo projekt për të ndërtuar një Gjilan më funksional e modern.
Bizneset e Gjilanit po zhvillohen dhe po e forcojnë çdo ditë ekonominë lokale me përkushtim, inovacion dhe vlera pune.
Sot e vizitova doktorin e mirënjohur të qytetit tonë, Xhevat Demirin, një personalitet me histori të jashtëzakonshme shërbimi.
Ai është angazhuar prej viteve të hershme, si në rrafshin e profesionit, ashtu edhe në aktivitetet për lirinë e Kosovës. Gjatë luftës, me shumë kolegë të tjerë, ka përgatitur kuadro mjekësorë për ndihmë në front dhe ka qenë vetë pjesë e strukturave shëndetësore në zonën e Karadakut.
Bisedat me dr. Xhevatin janë gjithmonë të frytshme dhe të këndshme, andaj e falënderoj për mikpritjen e ngrohtë dhe për kontributin e çmuar që ka dhënë ndër vite në shërbim të qytetarëve të Gjilanit.










