Pas deklaratës së mbrëmshme të kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajt, i cili se përjashtoi koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit, edhe nga VV kanë dhënë sinjale se mund të ketë një koalicion të tillë.
Zëvendësministri nga VV Blerim Sallahu, i ka dalë në mbrojtje Limajt pas reagimeve të shumta rreth deklaratave të tij, teksa ka thënë se Limaj dhe Nisma kanë të drejtë demokratike, kushtetuese dhe ligjore që pas zgjedhjeve të bëjnë koalicion paszgjedhor me partitë aktuale në skenen politike, shkruan Reporteri.net.
“Përtej shpifjeve, kritikave të pabaza, insinuatave, të bëra nga akterë politik e parpolitik, Fatmir Limaj dhe Nisma kanë respektuar në përpikmëri kolaicionin parazgjedhor me një parti në shuarje siç është AAK. Tash, Fatmir Limaj dhe Nisma kanë të drejtë demokratike, kushtetuese dhe ligjore që pas zgjedhjeve të bëjnë koalicion paszgjedhor me partitë aktuale në skenen politike. Pra, marrëveshja për koalicion parazgjedhor të subjektit politik Nisma me AAK-në është realizuar. Kësisoj, sjellja e tillë është brenda rregullave demokratike!”, ka shkruar Sallahu.
Limaj tha mbrëmë se nuk ka vija të kuqe ndaj Lëvizjes Vetëvendosje .
“Kush më fton në tavolinë unë shkoj ulna për tema nacionale Çka po të vynë një qeveri jo funksionale, kurrë. Nuk hy në një qeveri jofunksionale. As me opozitën nuk e përjashtojë që ulem”, tha Fatmir Limaj në Debat Plus.
Limaj ka bërë thirrje për bashkëpunim mes partive politike për të shmangur një krizë qeveritare pas zgjedhjeve.
Ndaj kësaj deklarate reagoi shkurt partneri i koalicionit, Ramush Haradinaj, i cili shkori shkurt se “E keqja ka emër – Albin Kurti”./Reporteri.net