Biznesmeni nga Kosova, Ramadush Emini, i cili jeton dhe vepron në Zvicër i ka hyrë garës për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Biznesmeni i njohur ka sqaruar arsyet për vendimin që të kandidojë për t’u bërë deputet i Kuvendit të Kosovës.
Emini, i cili është me prejardhje nga Vitia e Gjilanit në postimin e tij në Facebook ka renditur arsyet pse është bërë pjesë e garës.
“Për shkak të situatës politike dhe gjendjes së ndjeshme në të cilën ndodhet Kosova, ndjej përgjegjësinë të marr përsipër detyrën e përfaqësimit në Kuvendin e Kosovës, duke rikandiduar për zgjedhjet e 28 dhjetorit”.
Ai pohon se “kjo garë kërkon seriozitet, përvojë dhe zë të matur, vlera që i kemi kultivuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe mes liderësh që janë angazhuar për Republikën e Kosovës”.
Tutje, ai shprehet se; “Si kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, synimi im mbetet i pandryshuar: të jem zëri i mërgatës, i qytetarëve dhe i vizionit rugovian që na udhëheq drejt së ardhmes së qëndrueshme. Misioni im mbetet i njëjtë: t’i shërbej vendit me përgjegjësi, me përkushtim dhe me dinjitet”.
Emini konsideron se “Kosova ka nevojë për politikë të ndershme, për vendimmarrje të qëndrueshme dhe për punë e zhvillim. Na priftë e mbara! #LDK #123 #88”, përfundoi ai.
Postimi i tij i plotë:
