Një ngjarje e pazakontë ka tronditur Gjilanin, kur një grua raportoi se ajo dhe djali i saj ishin dhunuar dhe grabitur nga dy persona të panjohur shkruan Radio Star.
Policia u angazhua menjëherë për të hetuar rastin dhe për të kapur autorët e krimit. Megjithatë, hetimet zbuluan diçka të papritur dhe tronditëse: e gjithë ngjarja ishte inskenuar nga vetë gruaja.
Sipas burimeve të sigurta nga ‘Radio Star’, del se e gjithë ngjarja ka qenë e inskenuar, gruaja raportoi se ajo dhe djali i saj ishin dhunuar dhe grabitur, por hetimet kanë zbuluar se këto pretendime ishin të rreme, Prokuroria ka siguruar të gjitha materialet që vërtetojnë se ngjarja ishte e fabrikuar.
Pas disa ditësh hetime intensive dhe marrjes në pyetje të dëshmitarëve, policia arriti në përfundimin se pretendimet e gruas nuk ishin të vërteta, ajo kishte fabrikuar historinë për arsye që ende nuk janë bërë të qarta.
Ndërkohë, gruaja përballet me pasoja ligjore për deklaratat e rreme dhe për shkaktimin e alarmit të panevojshëm.
Pas intervistimit, në koordinim me prokurorin e shtetit, është bërë rikualifikimi i veprës dhe ndaj gruas dhe djalit të saj, është iniciuar rast për lajmërim apo kallëzim të rrejshëm./radiostar/