Foto Ilustrim
Policia rajonale e Pejës ka konfirmuar rastin e vrasjes së një gruaje në Pejë.
Sipas zëdhënësit Driton Rugova rrethe orës 16:00 kanë pranuar informacion për një vrasje në rrugën “Mbreti Zog”
“Sot rreth orës 16:00 Policia është informuar në lidhje me këtë rast. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, saktësisht në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë. Aty ka dalë edhe mjeku kujdestar i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Rasti po hetohet për “vrasje të rëndë”, ka thënë Rugova për tëvë1.
Rugova ka thënë po ashtu se i dyshuari është arrestuar nga Policia.