Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, në mbledhjen e jashtëzakonshme, ka diskutuar lidhur me dy rastet që ndodhën ditët e fundit në Komunën e Gjilanit dhe veprimet e ndërmarra nga institucionet përkatëse.
Rasti i parë ishte ai i dhunës ndaj vajzës së mitur dhe rasti tjetër ishte ai i vrasjes se trefishtë në Gjilan.
Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se dy rastet e fundit kanë tronditur gjithë qytetarët e Gjilanit dhe Kosovës.
Rastet e tilla janë të papranueshme dhe shqetësuese
I pari i Gjilanit u bënë thirrje institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë që të veprojnë menjëherë dhe të marrin masat e nevojshme, në mënyrë që të garantohet siguria në qytetin tonë dhe autorët të sillet para drejtësisë sa më shpejt.
“Gjilani është qytet i qetë dhe i sigurt dhe ne nuk do të lejojmë që dhuna dhe vrasjet të marrin vend në jetën tonë të përditshme, kur dihet se tash disa vjet që nuk ka pasur raste të tilla”, tha Hyseni.
Në këtë mbledhje të jashtëzakonshme të KKSB-së, të thirrur për raportim nga kryetari i Komunës Alban Hyseni, kanë informuar për veprimet e ndërmarra drejtori i Policisë Rajonale në Gjilan Agron Rukiqi, shefi i Sektorit për Hetimin e Krimit të Organizuar në Policinë e Kosovës, Fidan Haliti, drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Gjilan Mursel Zymberi, zyrtari nga Zyra për Mbrojtjen e Viktimave e përfaqësues të terë.
Në takim ishin edhe komandanti Stacionit të Policisë në Gjilan, Besim Regjepi, nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bejtullah Osmani, kryesuesi i KK Gjilan, Kushtrim Kadriu, zyrtarë nga Ushtria e Kosovës, Inspektorati Policor, ata nga Ministria e Brendshme, Qendra Kundër Dhunës në Familje, përfaqësues të organizatave joqeveritare e medieve, drejtorë e zyrtarë të tjerë.
Lidhur me veprimet e ndërmarr pë dy rastet, raport me shkrim kanë dërguar edhe nga Prokuroria Themelore e Gjilanit.