07.02.2017 10:45 Sulm ndaj personit zyrtare Lagjja Arbëria Gjilan
Policia e Kosovës Stacioni Policor në Gjilan, përmes linjës emergjente ka pranuar një informatë së në shkollën e mesme të Bujqësisë në Lagjen “Arbëria” dy të dyshuar babë e birë dyshohet se i kanë sulmuar mësimdhënësit e shkollës brenda objektit shkollorë.
Njësitet policore i janë përgjigjur rastit ku me të arritë në vendin e ngjarjes kanë arrestuar dy të dyshuarit njëri nga ta i mitur.
Në vendin e ngjarjes brenda objektit shkollorë është konfiskuar edhe një sopat ku dyshohet se i takon të dyshuarit të mitur me të cilën dyshohet se ka tentuar ti sulmojë dy mësimdhënësit ankuesit e rastit, i dyshuari paraprakisht ka penguar mbarëvajtjen e mësimit në këtë shkollë.
Dy ankuesit mësimdhënës të kësaj shkolle kanë kërkuar ndihmën mjekësore ku janë ankuar se janë të lënduar në këtë incident.
Dy të dyshuarit pas intervistimit, në prani të avokatëve mbrojtës me vendim të Prokurorit të Shtetit njërit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa i dyshuari i mitur është ndaluar për 24 orë. Rasti është duke u hetuar.
07.02.2017, Ora 13:20 , “Realizim i urdhëresës se Gjykatës”, Gjilan
Policia e Kosovës njësitet e reaguese të stacionit policor në Gjilan kanë ndaluar personi Shqiptar Shtetas të Kosovës ,dhe me pasi është bërë verifikimi , ka rezultuar të ketë urdhëresën me burg efektiv të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan. I njëjti është dërguar në Gjykatën kompetente , ku i është rregulluar dokumentacioni përcjellës , dhe është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej tetë(8), muaj në burgun e Gjilanit.
06.02.2017, Ora 18:10, “Realizim i urdhëresës se Gjykatës”, Prizren
Nga Policia e Kosovës njësitet patrulluese të stacionit policor në qytetin e Prizrenit jemi njoftuar se ata kanë ndalur personi Shqiptar Shtetas i Kosovës dhe gjatë verifikimit ka rezultuar se ka Urdhëresë të lëshuar nga Gjykata ku ai është i dënuar me 6 muaj e 25-ditë burg efektiv, të lëshuar nga Gjykata e Gjilanit. Patrulla e policisë nga Gjilani ka shkuar në Prizren dhe ka marr personin dhe i njëjti është dërguar ne Burgun e Dubravës për vuajtje të dënimit.
05.02.2017, Ora 13:30, “Aksident komunikacioni rrugor me lëndime te renda trupore”, fsh. Zhegër
Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore, ku i përfshirë ka qenë një automjet me targa vendore dhe një këmbësor. Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se deri te aksidenti (përplasja e këmbësorit) ka ardhur si pasoj e tejkalimit të një automjeti nga ana veturës se përfshirë në aksident dhe i njëjti e humb kontrollin dhe e përplas këmbësorin i cili ishte duke lëvizur skaj rrugës.
Si pasoj e këtij aksidenti lëndime trupore pëson këmbësori shqiptar shtetas i Kosovës (1961), te cilit fillimisht i epet ndihma e parë në spitalin rajonal të Gjilanit e mandej transferohet ne QKUK në Prishtinë, por sipas mjekut kujdestar, këmbësori i lënduar është jashtë rrezikut për jetë.
Rasti është proceduar me procedure te rregullt në Gjykatë.